Report TV - Reforma në drejtësi, aleatët në krah të Bashës: Opozita e unifikuar

2016-06-08 1

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi sot aleatët Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehin për të unifikuar qëndrimin e opozitës lidhur me votimin në Kuvend të draftit të reformës në drejtësi.

Mësohet se PD, PR e LZHK kanë rënë dakord për të votuar kundër projektit kushtetues të reformës.

Kreu republikan, Fatmir Mediu ka deklaruar gjithashtu se qëndrimi i opozitës në Kuvend nuk ka kuptim nëse bëhet Pazar i gjësë së gjallë.

?Ajo që kemi kërkuar është një drejtësi e pa kapur politikisht dhe zbatimi i asaj që kemi arritur me faktorin ndërkombëtarë. Qëndrimi në parlament nuk ka kuptim nëse bëhet pazar i gjësë së gjallë?, u shpreh Mediu.

Sa i takon kushteve të opozitës për vendet e rezervuara në KLGJ e KLP, Mediu theksoi se faktori ndërkombëtar duhet të diskutojë me PS. ?Ne kemi pranuar propozimin e faktorit ndërkombëtar. Tashmë faktori ndërkombëtar duhet të diskutojë me PS këtë çështje për të arritur dakordësinë?, tha kreu i PR.

Edhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi u shpreh se vota e tij do të jetë njësoj si ajo e PD, për projektin e reformës. ?Vota jonë është e unifikuar me Partinë Demokratike sa i takon reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi, ka hapësirë të mjaftueshme për të negociuar. Ne mund të kemi mendime të ndryshme sa i takon reformës, por vota do jetë e bashkuar. Opozita do të votojë në bllok dhe e unifikuar. Është rast për të treguar jemi apo s?jemi opozitë?, tha Shehi.

Aleati Agron Duka, kryetar i PAA, nuk ishte në takim pasi ndodhet për një vizitë pune në Paris.