Në tryezën anti-korrupsion të organizuar nga Partia Demokratike kryedemokrati Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Rama të votojë sipas Venecias dhe ndërkombëtarëve draftin e Reformës në Drejtësi ashtu siç u rakordua. Basha ka kërkuar gjithashtu mosbllokimin e integrimit të vendit në BE, dhe uljen e të dy palëve për të krijuar nëj variant të ri bazuar te ajo që propozon Venecia
?Opozita ka pranuar një nga opsionet e Venecias që ofron mekanizmat e moskapjes së drejtësisë nga politika. Nuk pranojmë asgjë më pak se kjo?, deklaroi Basha.
Nga ana tjetër kryedemokrati i ka bërë gjithashtu thirrje ndërkombëtarëve që të mos heshtin por të reagojnë pasi heshtja i bën bashkëpërgjegjës
Basha tha se të hënën, ?opozita pranoi sugjerimet e ndërkombëtarëve për ndryshimet që do t?i japin fund korrupsionit?. Por sipas Bashës, kreu i Qeverisë synon të kapë sistemin e drejtësisë dhe se i bën presion Prokurorisë , duke u ndalur edhe tek reagimi i tij një ditë më parë pas pezullimit nga detyra e kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako, për çështjen e pajisjes së përgjimit.
Siç bëri me Kokëdhimën tha Basha po bën edhe me Çakon duke i bërë shantazh prokurorisë dhe Gjykatës së Apelit
?Këtë mëngjes jemi para nisjes së kampionatit europiane, dhe pas dështimit të takimit të takimit mes kryeministrit dhe kreut të opozitës, janë dy takime të rëndësishme, një sportiv e një jo sportiv. Por takimi i fundit tregon se ka shumë nevojë për të diskutuar për korrupsionin dhe transparencën.Nëse shteti shqiptar sot i thotë familjeve me ndihmë ekonomike se këto para i keni për bukë, dhe fatura e energjisë u kushton shumë, por për çfarë mjaftojnë 6800 lekë. Ndaj PD kërkon të marrë përsipër të paguajë energjinë për familjet në pamundësi.