Report TV - Baleti “Arrëthyesi'' ringjitet në TKOB në datat 10 dhe 11 Qershor

2016-06-08 2

Një tjetër ringjitje do të ketë në skenë baleti ?Arrëthyesi? pas shfaqjes së suksesshme të janarit të këtij viti. I vlerësuar si një nga shfaqjet më emocionuese të sezonit artistik ?Arrëthyesi? do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë në data 10 dhe 11 Qershor, ora 20.00.
Është një balet tërësisht klasik me muzikën e mrekullueshme të Çajkovskit, i cili e ka bazuar në historinë ?Arrëthyesi dhe Mbreti Miush? të Hofman.


Koreografi Ilir Kerni dhe asistentët e baletit Alisa Gjoni e Rovena Shqevi i kanë dhënë energji dhe shpirt interpretimit të balerinëve në skenë. Ata krijojnë atmosferën e një nate krishtlindjesh, ku shpërfaqet një ëndërr, pas kësaj ëndrre vijnë princi, zanat dhe ëmbëlsirat..dhe vallëzimet bëhen gati transparente


Në skenë bashkë me trupën e Teatrit të Operës do të interpretojnë edhe nxënës të Shkollës së Baletit. Baleti "Arrëthyesi" ka një filozofi të veçantë, pasi shërben si një pikë reflektimi, përsiatjesh në lidhje me kuptimin e jetës.

Free Traffic Exchange