Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy ditë pas takimit me Ramën, kryeopozitari Lulzim Basha i ka bërë një tjetër thirrje kryeministrit Rama për të miratuar reformën në drejtësi, por miratimi të bëhët siç janë rakorduar.
Po ashtu kryeopozitari i kërkoi Ramës që mos bëjë presion ndaj Gjykatës së Apelit dhe Prokurorisë në lidhje me skandalin e përgjimeve.
Basha: Të hënën opozita pranoi të gjitha sugjerimet e faktorit ndërkombëtar për një pake të ndryshimesh kushtetuese. Të hënë opozita dha garanci se është e gatshme të votojë këtë paketë. Mazhoranca e refuzoi, jo zgjidhje nga PD por nga ndërkombëtarët. E refuzoi sepse nuk përputhet me konceptin e tij për drejtësinë. Cili është koncepti i tij? E patë dje kërcënoi prokurorinë. Ky është koncepti i Ramës për drejtësinë. Po kjo nuk është kurrë drejtësia.
Sot që flasim Rama po ushtron presion mbi Gjykatën e Apelit për të lënë Çakon, për ta rikthyer në detyrë. Ai është një kërecënim i vërtetë se e vërteta do të zbardhet. Kërcenimi i Ramës nuk bëhet për Tahirin, por bëhet për tu vetëmbrojtur. Sesa larg është gati të shkojë ky kryeministër për të fshehur të vërtetën e kemi parë dhe po e shohin.
Dua t?i bëj një tjhirrje sot, të votojë drejtësinë kështu siç e kemi rakorduar. Mos e blloko integrimin. Kështu siç është reforma është gati. Së dyti, opozita ka pranuar një nga versionet e Venecias për moskapjen. Këto garanci i pranojmë. Asgjë më pak se kjo nuk do të pranojmë.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/basha-rames-ta-votojme-reformen-ne-drejtesi-sic-e-kemi-rakorduar-mos-i-bej-presion-gjykatave/