Report TV - Ambasadori Lu del nga kryesia pas takimit me Xhafen

2016-06-08 1

Ambasadorët e huaj në vendin tonë e kryesisht ai Amerikan Donald Lu dhe ajo e BE Romana Vlahutin vijojnë përpjekjet e negociatat me palët për miratimin e Reformës në Drejtësi i cilësuar si elementi kyç për integrimin në Bashkimin Europian. Mëngjesin e kësaj të mërkure ambasadori Lu rreth orës 09:15 minuta ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku ka takuar përreth një orë kreun e komsionit të posaçëm për Reformën zotin Fatmir Xhafaj.

Pak minuta më vonë aty ka mbërritur edhe ambasadorja Vlahutin e cila i ëhstë bashkuar takimit me Xgafajn dhe përpjkjes për negociata. Ky takim vjen pas dështimit të takimit të shumpërfolur mes kryeminstrit Rama dhe kryetarit të demokratëve Lulzim Basha për Reformën në Drejtësi.

Përveç dështimit të takimit ambasadorët janë në kryesinë e Kuvendit pas deklarateave të Bashës se nëse deputetët demorkatë votojnë pro draftit që sipas PS do të shkojë në Kuvend , PD do të djegë mandatet e deputetëve

Formula e emërimeve në institucionet e larta të drejtësisë është çështja që mban peng finalizimin e kësaj reforme, e konsideruar nga ndërkombëtarët si një gur themeli për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.

Free Traffic Exchange