Report TV - Atentati, autori piu kafe dhe qëlloi pas urdhërit me telefon

2016-06-08 0

Njeriu që hapi zjarr dy herë me kallashnikov mbi automjetin tip ?Golf 5?, ku udhëtonte Florenc Çapja dhe miku i tij Bledar Muça, ka qëndruar në kafene në pritje për të marrë urdhërin nga dikush tjetër për të qëlluar. Mes 20 personave që janë shoqëruar nga policia e Elbasanit, janë dhe disa klientë dhe kamarieri i lokalit ku autori i krimit kishte qëndruar i vetëm.

Kamarieri i lokalit, i cili i kishte shërbyer dhe kishte parë në pjesën ballore autorin, ka dhënë një përshkrim të hollësishëm në polici mbi karakteristikat e këtij personi, por ka deklaruar se nuk e njihte dhe se nuk e kishte parë ndonjëherë këtë person. Edhe pasi është njohur me pamjet filmike të sekuestruara nga policia, sërisht kamarieri ka treguar se nuk e njihte. Kamarieri ka shtuar se personi ka qëndruar në karriget e jashme të lokalit dhe se prej andej nga qëlluar. Të njëjtën version me të, kanë deklaruar dhe disa prej klientëve të lokalit të cilët thanë se kishin vënë re praninë e këtij personi, por jo ta fiksonin atë.

Free Traffic Exchange