Ora News – Premtimi “grek”, Kotzias: Brenda vitit Traktat të ri Miqësie me Shqipërinë

2016-06-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm i Greqisë ka premtuar një Traktat të ri Miqësie me Shqipërinë brenda një viti, që do të rezultojë edhe me heqjen e ligjit të luftës mes dy vendeve. Kotzias tha se traktati do të përfshijë edhe çështje të tjera për të cilat palët nuk kanë rënë dakord deri më tani. Edhe Ministri Bushati rikonfirmoi kërkesën për të hequr sa më shpejt ligjin e luftës. Dy kryediplomatët ranë dakord se edhe për marrëveshjen e kufirit detar mes dy vendeve duhen shpejtuar ritmet.
Në ditën e dytë të qëndrimit të Tiranë kryediplomati grek deklaroi hedhjen e një hapi para në pranimin e kërkesës se Shqipërisë për heqjen e ligjit të luftës, duke premtuar një Traktat të ri Miqësie mes dy vendeve, që do të rezultojë edhe më shfyqizimin e këtij ligji.
Nikos Kotzias: Të gjitha këto mendime dhe shumë të tjera që kemi këmbyer me mikun tim Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, mund të integrohen në një traktat të rinovuar miqësie, bashkëpunimi e sigurie midis dy vendeve, për të cilin, brenda vitit do të duhet të kemi renë dakort, të paktën në pikat kryesore. Në këtë traktat do të mund të përfshihen sektorë të rinj bashkëpunimi, siç është energjia, sektori i arkeologjisë, qarkullimi i përvojës së teknologisë së përparuar evropiane. Njëkohësisht të jepet zgjidhje për problem që sëbashku biem dakort se duhen kapërcyer. Duam ta aktualizojmë dhe të pasurojmë Traktatin e Miqësisë midis dy vendeve.Traktati i Miqësisë dhe preambula që do t?i shtojmë atij do të përbëjnë konfirmimin e miqësisë dhe të gjendjes së jo luftës midis dy shteteve.
Edhe kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati,këmbënguli në nevojën e heqjes së ligjit të luftës dhe ndau një përjetim personal për të treguar absurditetin e ekzistencës së tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kotzias-flet-per-nje-traktat-te-ri-miqesie-shqiperi-greqi/