Ora News – Stadiumi i ri, Bojaxhi: Rama nuk e ka bërë projektin transparent, klientelist

2016-06-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aktivisti dhe ambjentalisti, Gjergj Bojaxhi, e ka konsideruar projektin e stadiumit të ri me baza klienteliste. Ai tha se kryeministri Rama nuk ka vepruar me transparencë dhe se vendimi për miratimin e tij nuk është paraprirë nga konsultat me publikun dhe grupet e interesit.
Gjergj Bojaxhi, ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës dhe aktivist i njohur ka kundërshtuar mungesën e transparencës, sipas tij, të kryeministrit Rama për ndërtimin e stadiumit të ri.
Bojaxhi tha se në datën 29 prill nuk janë bërë konsultat me publikun për këtë projekt, por është dhënë vendimi për ndërtimin e tij.
Bojaxhi: Me datë 29 prill që ishte dita kur gjasmë do të bëhej informimi dhe konsultimi me publikun lidhur me stadiumin kombëtar në fakt paska qenë dita që Qeveria dhe KKT-ja në mënyrë të fshehtë kanë miratuar lejen për stadiumin e ri, leje e cila për shkak të patronazhit, klientelizimit dhe korrupsionit përfundon në një projekt i cili po i përçan shqiptarët dhe nuk po i bashkon.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/stadiumi-i-ri-bojaxhi-rama-nuk-e-ka-bere-projektin-transparent-klientelist/

Free Traffic Exchange