Ora News – Sarandë, reforma në drejtësi Gjosha: Të dialogohet, rrezikohet rruga evropiane e vendit

2016-06-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht dështimit të arritjes së një marrëveshje nga takimi Rama-Basha për reformën në drejtësi, ministrja e integrimit Klajda Gjosha ka kërkuar nga palët politike të dialogojnë sërish për gjetjen e konsensusit për këtë proces me rëndësi për fatet e vendit.
Gjosha: Ky draft mbetet ende për t?u votuar në Parlament dhe them që deri në momentin që ai do të votohet si qeveria ashtu dhe opozita duhet të shfrytëzojnë çdo moment dhe çdo sekondë për të bërë një kompromis të mundshëm për kaluar reformën në drejtësi. Këtë do ta quaja me shumë interes në radhë të parë sepse ne i detyrohemi qytetarëve shqiptarë dhe asaj çka ata presin.
Për hir të integrimit ne duhet të shfrytëzojmë çdo moment për të arritur një kompromis tha ministrja Gjosha.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-gjosha-te-dialogohet-rrezikohet-rruga-evropiane-e-vendit/

Free Traffic Exchange