Report TV - Ja pamjet e atentatorit policia: 20 mijë € identifikuesit

2016-06-07 0

Policia e Elbasanit ka vënë në dispozicion të informacionit të saktë që çon në zbardhjen e atentatit të djeshëm, 20 mijë euro. Ndërkohë, Report Tv ka siguruar pamjet e atentatorit ndaj Florenc Çapjas.

Policia gjithashtu thekson se do të ruajë anonimatin e plotë për këdo që jep informacion të saktë, ndërkohë që apelon që qytetarët mund të kontaktojnë në tre numra telefoni: 0694110853, 0694100003 dhe në numrin pa pagesë 129.

Gjatë ditës së djeshme, në lagjen ?5 Maj?, në rrugën ?28 Nëntori? një person ende i pa indetifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Volksëagen ?Golf?, me targa AA 997 NE, duke plagosur brenda tij, B.M 37 vjeç.

Si pasojë është plagosur dhe M.K, 49 vjeçe, me detyrë punonjëse e policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila ka qenë duke kaluar rastësisht pranë vendit të ngjarjes.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.