Çfarë janë vendet e rezervuara - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-07 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy protagonistet e skenës politike shqiptare Edi Rama dhe Lulzim Basha e bene te qarte nje dite me pare se formula per vendet e rezervuara është e vetmja çështje qe bllokon arritjen e konsensusit per reformën ne drejtësi. Por çfarë është formula e vendeve te rezervuara qe kërkon Partia Demokratike? Për opozitën kjo formule duhet te aplikohet ne dy institucione te reja qe krijohen ne kuadër te reformës ne drejtësi, ne këshillin e larte gjyqësor dhe ne këshillin e larte te Prokurorisë, per 5 anëtaret qe zgjidhen nga Parlamenti. Ja çfarë parashikon drafti i hartuar nga ekspertet e PD për Këshillin e Larte te Prokurorisë.Anëtarët jo prokurorë zgjidhen nga Kuvendi, sipas metodës së kuotave të rezervuara, ku 2 anëtarë përzgjidhen nga lista e mbështetur nga shumica parlamentare, 2 anëtarë përzgjidhen nga lista e mbështetur nga pakica parlamentare dhe 1 anëtar zgjidhet me tre të pestat e votave me propozim të shoqërisë civile.Shumica e kundërshton duke mbështetur formulën e parashikuar ne draftin qe ndodhet tashme ne komisionin e reformës ne drejtësi dhe ja çfarë thotë neni për zgjedhjen e 5 anëtareve ne Këshillin e Larte GjyqësorAnëtarët jo prokurorë zgjidhen nga Kuvendi me tre të pestat e të gjithë anëtarëve mbi bazën e propozimeve nga radhët e avokatëve, një anëtar, nga radhët e noterëve, një anëtar, nga trupa e pedagogëve të drejtësisë, një anëtar, nga trupa e pedagogëve jo gjyqtarë ose prokurorë të Shkollës së Magjistraturës, një anëtar dhe nga shoqëria civile, një anëtar. Për çdo vend vakant organizmat propozuese i paraqesin Këshillit të Emërimeve në Drejtësi tre kandidatë të përzgjedhur, sipas një procedure transparente dhe publike. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën renditjen e kandidatëve dhe ia dërgon Kuvendit.Leshimi qe beri mazhoranca pak dite me pare është qe votimi te behet me 94 vota duke vendosur nje mekanizim zhbllokimi qe parashikon se ne rast se nuk arrihet numri i votave ne 2 raunde, atëherë kandidatet qe renditen te paret nga këshilli i emërimeve konsiderohen te emëruar.