Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shëngjini po bën përgatitjet e fundit për sezonin turistik që zyrtarisht çelet javen e ardhshme. Aktualisht puna është përqëndruar në asfaltimin e rrugëve të cilët janë dëmtuar nga punimet e ujësjellësit dhe disa akseve të brendshme investime që janë drejt fundit, ndërsa pastrimi dhe plugimi i rërës ka përfundur totalisht. Kreu Njesisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj tha se gjithçka do të jetë gati brenda 15 qershorit.
Tonin Uldedaj, Administrator i Shengjinit: Po punohet me intesitet shumë të lartë që të pregatitemi për një sezon turistik sa më të mirë. Fillimisht është bërë plugimi i rërës dhe tani jemi në fazën përfundimtare të ndërtimit të rrugës.
Administratori i Shëngjinit Uldedaj fton turistet dhe vizitoret që të frekuentojne Shëngjinin pasi aty do gjejnë kushte optimale.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/shengjini-gati-per-celjen-e-sezonit-turistik-brenda-javes-sistemohen-rruget/