“Përgjimi”, pezullohet Haki Çako - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-07 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lajmin për pezullimin nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako, e mori teksa ishte në ceremoninë e inaugurimit të panairit të njësive policore.Krahas Çakos, Gjykata e Tiranës caktoi arrest shtëpie dhe për dy vartësit e tjerë në lidhje me çështjen e pajisjes së përgjimit IMSI Catcher. Menjëherë pas kësaj, Çako iku nga aktiviteti, organizatorët e të cilit si për ironi të fatit, kishin vendosur në formë humori një kuti të zezë, e cila pyeste të pranishmit nëse pajisja përgjuese ndodhej aty. Për Prokurorinë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, nuk ka marrë masat që i takojnë me ligj për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e një pajisje specifike. IMSI Catcher ka hyrë në territorin e vendit tonë pa iu nënshtruar regjimit doganor dhe për më tepër pa marrë autorizimin përkatës nga Prokurori i Përgjithshëm si autoriteti i vetëm që jep lejen për përdorimin e mjeteve të tilla. Nga hetimi, doli se gjatë seksioneve të praktikës është ndërhyrë disa herë ne antenat e telefonisë celulare, duke krijuar dyshime të forta se aparate të ndryshëm, janë përgjuar nga kjo pajisje. Po ashtu, Çako ka deklaruar se IMSI Catcher është administruar gjatë të gjithë kohës nga ekspertët italianë. Ndërkohë, rezulton që në të paktën dy raste, mjeti ku gjendej pajisja, ka lëvizur nga specialisti Ention Xhelilaj. Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës edhe pse nxori urdhër për sekuestrimin e saj ka dyshime se pajisja është fshehur nga drejtoria e forcave operacionale. Edhe pse oficeret e policisë gjyqësore u paraqiten per sekuestrimin e saj pajisja doli nga kjo drejtori për t?u mos u kthyer me. Per shefin e operacionaleve Artion duka prokuroria thote se ai nuk eshte siguruar që imsi Catcher, nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit. Fakti që mjeti së bashku me pajisjen ?IMSI Catcher? ka lëvizur në të paktën dy herë nga një specialist shqiptar, është një prej arsyeve që e ngarkon me përgjegjësi titullarin e Forcës. Po ashtu, Duka ka deklaruar se pajisja pas çdo seance lëvizte me eksperte italiane, por nga verifikimet diçka e tille nuk është e vërtetë. Ndërkohe qe per specialistin Xhelilaj, dyshohet se ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen ?IMSI Catcher? pa asnjë urdhër me shkrim, ndërkohe qe veprimtaria e tij, nuk është rregulluar ligjërisht nga eprorët. Në mbyllje, Prokuroria e Tiranës bën me dije se po vijon hetimet mbi këtë rast, për të provuar, ndër të tjera, edhe zyrtarë të tjerë të lartë që mund të jenë përfshirë në veprimtarinë e dyshuar të përgjimeve.