Me përfundimin e restaurimit të ??Kullës së Sahatit?? dhe muzeut të saj të brendshëm, tashmë Tirana ka një pikë të denjë tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj. Në cermoninë e hapjes kanë qenë të pranishëm përfaqësues nga institucionet që kanë bashkëpunuar në këtë project duke përfshirë: Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Kulturës, Ambasadën Amerikane dhe Dhomën Kombëtare të Tregtisë.
Erion Veliaj e ka cilësuar këtë symbol të kryeqytetit një vlrë historike që vijon të dëshmojë vazhdimësinë e gjërave. Ai tha se disa gjëra zgjasin vetëm pak ditë dhe thonë shumë pak për ne, një nga gjërat që jetojnë gjatë në memorien tonë historike kolektive është dhe Sahati i Tiranës
??Ndërtesa e Kullës është simbol fantastik, i cili përshkruan se çfarë është në vetvete Tirana. Tirana është një miks, një miks kulturash. Sot gjithnjë e më pak ka njerëz që thonë ?jam tirons?, sepse në fakt shumica dërrmuese e njerëzve të Tiranës kanë ardhur më vonë, ndër vite dhe besoj se për sa kohë Tirana do të jetë një magnet i fuqisë ekonomike, politike, sociale dhe kulturore, gjithmonë do të ketë njerëz që do të vijnë në Tiranë dhe besoj se do e pasurojnë qytetin, ashtu si çdo brez ka pasuruar dhe monumentin e Kullës së Sahatit??, deklaroi Veliaj.
Kulla e Sahatit me një lartësi prej 35 metrash që mund të ngjitet nëpërmjet 90 shkallëve në formë spiraleje, është tani e hapur për çdokënd që dëshiron të sodisë qendrën e kryeqytetit nga një tjetër pikë vështrimi.