Tiranë - Rama i drejtohet ambasadorit italian: Shteti shqiptar me institucione jo serioze

2016-06-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në aktivietin që u zhvillua në QSUT për instrumentat kirurgjikalë, kryeministri Rama bëri një deklaratë që sipas të cilit institucionet e shtetit shqiptar janë jo serioze.
Duke e lidhur këtë fakt me ambasadorin italian, për të cilin e falenderoi për investimet në QSUT, Rama tha se kjo është një ditë jo pozitive, por jo për faj të ambasadorit por për faj të shtetit shqiptar që akoma nuk ka institucione serioze.
Kjo deklaratë e Ramës u bë vetëm pak minuta pas masës për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako.
Rama: I jam mirënjohës ambasadorit italian, e di që nuk është një ditë pozitive, por jo për fajin e tij dhe të qeverisë italiane por për kusuret e shtetit tonë që nuk është akoma një shtet me institucione serioze, por ama prania e tij këtu për një investim që është i një sipërmarrje privat italiane është shprehje e qartë e vendosmërisë për të cuar përpara një marrëdhënie të shkëlqyer.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/rama-i-drejtohet-ambasadorit-italian-shteti-shqiptar-me-institucione-jo-serioze/

Free Traffic Exchange