Restaurohet Kulla e Sahatit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-07 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kulla e Sahatit të Tiranës dhe muzeu i brendshëm i saj janë tashmë gati për t?u vizituar nga turistët vendas dhe të huaj. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhe Dhomës Kombëtare të Tregtisë, kane bere te mundur restaurimin e saj.?Disa gjëra janë të përkohshme, si cic-micet e ditës, debatet e konfliktet, megjithatë ka disa gjëra të tjera që jetojnë gjatë dhe Sahati i Tiranës është një ndër ato simbole që na kujton se pavarësisht se çfarë ndodh në jetën tonë, ai do të mbetet këtu edhe kur të mos jemi ne. Ndaj besoj se duhet të investojmë gjithnjë e më shumë për gjëra që mbeten në jetën e secilit prej nesh, se sa për gjëra kalimtare me të cilat ndonjëherë harxhojmë shumë kohë e debate të kota. Sahati është një monument qëndrese, një monument që na kujton vijueshmërinë, por sigurisht është edhe një monument ndryshimi, i cili është bërë më i përsosur teksa ka ndryshuar. Ndaj, besoj se puna që kanë bërë kolegët e Monumenteve të Kulturës për restaurimin e tij, tregojnë se ne mund të ruajmë duke u kujdesuar që gjërat nuk prishen, që gjërat të riparohen, që gjërat të ndriçohen, që fasadat të pastrohen.?Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, theksoi se monumenti, përveç vlerave historike është edhe dëshmi e trashëgimisë tonë kulturore.?Ajo që është e rëndësishme është se sot në Tiranë, por jo vetëm, kur flasim për trashëgiminë kulturore nuk flasim më për shkatërrime, nuk flasim për rrënim, por debati është për cilësi. Kështu që, përfitoj për të falenderuar të gjithë ata që me debatin e tyre, kritikat, sollën cilësinë e restaurimit në qendër të vëmendjes së debatit të shoqërisë. Ky është një hap shumë i madh përpara.?Kulla e Sahatit tashmë do të jetë e hapur edhe për publikun. Vizitorët mund te ngjiten neper 90 shkallët e saj në formë spiraleje, në një lartësi prej 35 metrash për të soditur qendrën e kryeqytetit nga një kënd tjetër.