http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhune mbi mjeket e spitalit te Korçës. Rasti skandaloz është regjistruar mëngjesin e se martës ne shërbimin e urgjencës. Një 21-vjeçar ne gjendje te dehur i shoqëruar edhe nga persona te tjerë është paraqitur për ndihme mjekësore. Por megjithëse e ka marre atë 21-vjeçari Kostika Xhenga ka hequr serumin nga krahu dhe ka sulmuar mjekët e infermierët, duke i goditur me karrige.Përgjegjësi i urgjencës së spitalit të Korçës, Dhimitraq Samara, tha se mjekët në këtë shërbim janë krejtësisht të pambrojtur. Për këtë ngjarje, nuk ka pasur asnjë reagim nga policia e qytetit juglindor. Ky nuk është rasti i parë i dhunimit të mjekëve në urgjencën e Korçës.