Report TV - Procedurat, paketa fiskale sjell një zbutje të anti-informalitetit

2016-06-07 0

Financat duket se kanë zbutur qendrimin ndaj kërkesave të bizneseve, pas acarimit të marrëdhënieve prej shtrëngimit të masave anti-informalitet vitin e kaluar. Një numër amendimesh mësohet se janë përfshirë në Paketën Fiskale, në diskutim e sipër me bizneset.

Ndryshimi kryesor në të përfaqësohet nga ajo, për të cilën gjithë bizneset janë ankuar më shumë: përmasa e gjobave. Në varjantin e Ligjit të ri për Procedurat Tatimore, që Kuvendi e miratoi, ndonëse presidenti e ktheu për rishqyrtim, parashikohej psh gjobë 500 mijë lekë për çdo rast kur kontrolli konstatonte qoftë edhe një punonjës të pasiguruar. Por parashikoheshin edhe gjoba 10 milionë lekëshe për biznesin e madh që kapej me parregullsi.

Free Traffic Exchange