Pa rezultat takimi Rama-Basha- Kryeministri: Nuk presim më, reforma në drejtësi shkon në Parlament

2016-06-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Pas tre orësh bisedime në ambientet e Pallatit të Kongreseve, palët nuk kanë arritur në rezultate konkrete për miratimin me konsensus të reformës në drejtësi.
Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp nuk i mbylli dyert e dialogut në nivel ekspertësh, por u kujdes të theksonte se shumica nuk do të presë më asnjë sekondë opozitë.
Basha: Mazhoranca refuzoi ?vendet e rezervuara?.Çdo akt unilateral, dështim
Rama: Për çdo përmirësim ne jemi gati deri në sekondën e fundit. Asnjë përkeqësim nuk mund ta lejojmë dhe asnjë sekondë tjetër nuk do të presim.Pas këtij takimi reforma do të niset drejt e në sallën e Parlamentit.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/sot-perpjekja-finale-edi-rama-dhe-lulzim-basha-takohen-per-reformen-ne-drejtesi/