Report TV - Atentati, xhami i blinduar i Golfit e shpëtoi Çapjan nga vrasja

2016-06-07 8

Një person i veshur me uniformë ushtrie dhe që në dorë mbante një çantë kamoflazhi brenda së cilës kishte futur një automatik, ka qëlluar dhjetëra plumba mbi automjetin tip ?Golf 5?, në të cilin udhëtonte Bledar Muça dhe Florenc Çapja, dy emra të njohur nga policia kriminale në Elbasan. Makina me targa AA 997 NE dyshohet të jetë në pronësi të Florenc Çapjas. Atentati ka si motiv hakmarjen seriale të nisur që prej vitit 2005 mes dy fiseve Mema dhe Çapja. Autorët ende të paidentifikuar nga policia, janë kujdesur të vrasin të dy personat që ishin në makinë Florenc Çapjan dhe kushërin e tij Bledar Muçën, por xhami i pari i blinduar i makinës, ka bërë që plumbat të mos depërtojnë në anën ballore të mjetit.

Ndërkohë një breshëri e dytë në anën anësore të makinës, ka sjellë plagosjen e Bledar Muçës që ishte në vendin e parë të pasagjerit, ndërkohë Florenc Çapja që ndodhej në timon nuk ka marrë asnjë plumb, por mësohet se ai të ketë manovruar shpejt makinën, duke e nxjerrë atë nga rruga dhe futur në rrethimin e brendshëm të maternitetit të spitalit Elbasan, që dikur ka qenë ish-kirurgjia.

I plagosuri Bledar Muça ka marrë ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që Florenc Çapja është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur automjetin dhe mos pritur policinë të tregonte rreth karakteristikave të autorit që qëlloi me armë mbi ta. Më vonë ai është shoqëruar nga policia, por mësohet se nuk ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen. Ky është atentati i dytë me armë brenda katër muajve që Florenc Çapja e Bledar Muça i shpëtojnë.

Free Traffic Exchange