Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shtroi iftarin e parë të Ramazanit për këtë vit

2016-06-07 6

Subscribe në Ora NeWs këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, shtroi iftarin e parë të Ramazanit për këtë vit.
Në darkën, që u kryesua nga kreu i Kominitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, ishin ftur përfaqësues të politikës, trupit diplomatik, medias dhe biznesit. Në tavolinën kryesore një vend ishte rezervuar për ambasadorin amerikan, Donald Lu, dhe më pas anëtarë të qeverisë si dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Në fjalën e tij, kryetari i Komunitetit Musliman, Skënder Bruçaj falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, ndërsa uroi që Zoti t?ua pranojë agjërimin.
Bruçaj: Paqja dhe bekimi i zotit qoftë me ju. Ju falenderoj që ju përgjigjet ftesës tonë dhe po ndajmë sëbashku këtë darkë iftari në një muaj të bekuar. Muaji i Ramazanit, ky muaj i përkushtimit, i devotshmërisë për argjimtarët, argjimtar të pranuar.
Shtrimi i iftarit është një traditë e përvitshme e Komunitetit Mysliman, në këtë muaj të shenjtë të sakrificës.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/komuniteti-mysliman-i-shqiperise-shtroi-iftarin-e-pare-te-ramazanit-per-kete-vit/