Ora News – Eksporti i patates, BE: Asnjë pengesë për Shqipërinë, duhen vetëm garanci

2016-06-06 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria mund të eksportojë patate drejt tregjeve evropiane, me kusht që të ofrohen garancitë për sigurinë e këtij produkti, që është mbartës i disa sëmundjeve, pasi kultivohet në tokë. Ky është shpjegimi që jep zyra e Bashkimit Europian në Tiranë, kontaktuar nga Ora News pas shqetësimit të ngritur nga deputeti i Lushnjes, Erjon Braçe. Sipas BE-së, eksporti i patates kërkon dhënien e garancive nëpërmjet analizave të certifikuara në laboratorë, siç bën Serbia dhe Bosnje Hercegovina që janë eksportuese të këtij produkti.
Bashkimi Europian nuk i ka vënë asnjë pengesë Shqipërisë në eksportin e patates në tregjet evropiane por vendi ynë duhet të japë garanci për sigurinë e këtij produkti nëpërmjet analizave të certifikuara, pasi patatja është mbartëse e një sërë sëmundjeve, duke qenë se kultivohet në tokë dhe për këtë, kërkohen monitorime të vazhdueshme.
Kjo gjë nuk është mundësuar më parë nga qeveritë shqiptare. E kontaktuar nga Ora News për këtë shqetësim të ngritur fillimisht nga deputeti i Lushnjes, Erjon Braçe, Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë shpjegon se vendet që ofrojnë sigurinë për pataten janë të lira të eksportojnë, siç është edhe rasti i Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/eksporti-i-patates-be-asnje-pengese-per-shqiperine-duhen-vetem-garanci/