Ora News – Malltezi: Shkatërrime masive e biznes kriminal në zonën e Taulant Ballës

2016-06-06 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Departamenti i Mjedisit në Partinë Demokratike, në ditën ndërkombëtare të Mjedisit, ka monitoruar pyejt në rrethin e Librazhdit. Drejtuesi i këtij Departamenti, Jamarbër Malltezi, tha se faktet janë tronditëse, pyjet priten dhe shkatërrohen në shkelje të ligjit dhe moratoriumit nga banda që sipas tij janë të lidhura me Qeverinë qendrore.
Partia Demokratike ka denoncuar atë që e cilëson masakër kriminale në pyjet e Librazhdit, të cilat priten në shkelje të ligjit dhe moratoriumit. Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, në ditën ndërkombëtare të mjedisit preferoi të shohë nga afër situatën në vend, duke e cilësuar atë dramatike.
Malltezi: Për fat të keq kemi të bëjmë me një masakër dhe është shumë herë më e rëndë kur kjo masakër është kryer në kushtet kur është në fuqi prej 5 muajsh moratoriumi për prerjen e pyjeve. Ky është krim pa ndëshkim.
Malltezi theksoi se pyjet në atë zonë priten nga banda, që sipas tij, janë të lidhura me Qeverinë qëndrore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/malltezi-shkaterrime-masive-e-biznes-kriminal-ne-zonen-e-taulant-balles/

Free Traffic Exchange