Pas normave mjaft të ulëta të inflacionit, edhe çmimet e prodhimit shënojnë vlera mjaft të ulëta.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në tremujorin e parë 2016 Indeksi vjetor i Çmimeve të Prodhimit ka rënë në -4,1%. Uljen më të lartë e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin ? Industri nxjerrëse? me 12,6 %. Brenda kësaj industrie vihet re ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetin
?Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror? me 18,3 %.
Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në aktivitetet e Industrisë përpunuese kanë shënuar ulje me 1,6 %.
Vihet re ulje e çmimeve të prodhimit në metalurgji me 8,8 %, përpunimin e tekstileve me 5,1 %, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre me 3,8 %.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015, çmimet e prodhimit të produkteve vendase shënuan ulje me 0,5 %.
Vihet re ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në seksionet; ?Industri nxjerrëse? me 1,4 %, ?Industri përpunuese? me 0,5 %. Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar ulje me 8,3 % krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Ulje të konsiderueshme kanë pësuar çmimet e prodhimit për eksport në aktivitetin ?Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror? me 20,7 %.