Report TV - Punëtorët pa paguar, bllokohen punimet për By-Passin e Fierit

2016-06-06 0

Bllokohen punimet për ndërtimin e By-pasit të Fierit. shkak për bllokimin e punimeve është bërë mospagesa e firmave që po merren me zbatimin e projektit dhe për pasojë prej nëntorit kanë mbetur të papaguar edhe punonjësit e këtyre kompanive.

Paraditen e sotme punëtorët e firmave nënkontraktore kanë protestuar duke kërkuar që nga kompania Serrenesima Costruzioni që ka marrë përsipër ndërtimin e kësaj rruge të bëhen pagesat.

Ata pohojnë se prej muajit nëntor nuk janë paguar ndaj dhe janë detyruar të ndërpresin punën.

Nga ana tjetër, përfaqësues të kompanisë C.A.E, e cila është kontraktuar për të kryer punimet, pohojnë se shkak për këtë ngërç është bërë mosshlyerja e detyrimeve nga ana e kompanisë italiane që ka fituar të drejtën e ndërtimit të by-passit.

Punonjësit e këtyre kompanive shprehen se nëse shteti nuk do të ndërhyjë për zgjidhjen e këtij ngërçi ata do të përshkallëzojnë protestat në ditët në vijim.

Free Traffic Exchange