Biznesi ankohet për çregjistrimin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-06 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Margarita Zemani është detyruar të vijë për herë të tretë në Qendrën Kombëtare të Biznesit, pasi që para 45 ditësh ka bërë një kërkesë për të mbyllur dyqanin e saj dhe ende nuk ka marrë përgjigje. Ajo thotë se Drejtoria e Tatimeve, ende nuk i ka sqaruar nëse ka apo jo detyrime. Por Vasilika Vjero, drejtore e QKB-së, thotë se procedurat për të mbyllur biznesin janë shkurtuar ndjeshëm dhe mesatarisht një person juridik brenda 40 ditëve merr përgjigje. Përveç kësaj, bashkimi i QKR me QKL, ka bërë që bizneset të marrin në të njëjtin sportel nipin dhe licencën. Ministria e Financave me paketën e re fiskale do të ndryshojë edhe nenet, të cilat zgjatin afatin për çregjistrimin e biznesit. - See more at: http://vizionplus.al/biznesi-ankohet-per-cregjistrimin/#sthash.4JWKVg1z.dpuf

Free Traffic Exchange