Policia e kryeqytetit ka vënë sot në pranga 6 persona, mes tyre edhe një polic, për trafikim të lëndëve narkotike. Operacioni i koduar "Weekend" u finalizua me sekuestrimin e 240 gr kokainë.
Ndërkohë efektivi i prangosur është Guran Lekzeqiri, punonjës i komisaritit nr.2 në kryeqytet.
Të arrestuarit shisnin drogë të llojit kokainë në zonën e Oxhakut, në Tiranë.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Njesin e Forcave Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur arrestimin në flagrancë shtetasve:
- Gezim Sefa, 47 vjeç, banues në Tiranë, i denuar më parë për veprën penale "armëmbajtje pa leje"
- Ylli Milla, 46 vjeç, banues në Tiranë
- Gurian Lekzeqiri, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës Policie në Komisariatin e Policisë Nr 2, Tiranë
- Edmond Laska, 55 vjeç, banues në Tiranë