Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar mbrëmë ekipin kombëtar që gjendet në rezidencën e vet në Bergamo, në hotel ?Winter Garden?.
Ai është takuar me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, trajnerin Giovanni De Biasi dhe drejtues të tjerë të skuadrës. Ai u informua për përgatitjet e ekipit dhe shprehu dëshirën për një takim me të gjithë futbollistët para nisjes për në Francë.
Në hotelin ?Winter Garden? sot do të organizohet një takim mes ekipit kombëtar dhe kryeministrit Edi Rama, në orën 09.00. Menjëherë pas këtij takimi, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të niset në aeroportin e Bergamos.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/kryeministri-rama-viziton-kombetaren-perpara-nisjes-ne-france/