Sezoni turistik veror në qytetin e Korcës nisi këtë fundjavë me një nga ngjarjet më interesante, me Festivalin Mbarëkombëtar të Karnavaleve.
Perfomancat e të rinjve, maskat shumëgjyrëshe, pikturat, skulpturat butaforike e teatrale, pankartat satirike e veprat e artit kanë zgjeruar, jo vetëm trajektoren e paradës së këtij festivali, por edhe konceptin e një dialogu të hapur me publikun.
Kjo paradë fantastike ka nisur nga Lëndina e Lotëve dhe ka përfunduar në Pazarin e Korcës.
Nuk kanë munguar në festival edhe grupe të shumta nga vendet fqinje.
Të pranishëm në këtë eveniment ishin edhe Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo dhe zv/kryeministri Niko Peleshi.
Kryetari Filo vlerëson Karnavalet si një traditë që i jep hijeshi Korcës dhe sjell shumë turistë.
;Karnavalet kanë nisur të festohen në Korcë para viteve ?40, por festimi i tyre u ndërpre pas ?60-s me motivacionin e zakoneve prapanike. Pas rënies së Diktaturës në vitet 1990, karnavalet rikthehen me këtë devocion qytetar, duke u bërë më emocionuese, si në festivalin e këtij viti', - u shpreh Filo.