http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debatet e kohëve të fundit se Shqipëria është duke përkeqësuar klimën e biznesit dhe se po largon investitorët e huaj, nuk pranohen nga Drejtori i Agjencisë së Investimeve të Huaja, Genti Beqiri. Në kohën që shumë raporte nga shoqatat e biznesit kanë publikuar rënie të treguesve të lehtësive të të bërit biznesit, Beqiri e ve theksin se kjo mund të rregullohet vetëm pas miratimit të reformës në drejtësi. Për të dy elementët kyçë që trembin sipërmarrësit janë vendimet e gjykatave dhe problemet me pronën. Ai thotë se Shqipëria në vitin 2015-të është vendi i dytë në rajon me rritjen më të madhe të investimeve të huaja, në raport me produktin e brendshëm bruto. Por sa domethënëse është për investitorët niveli i taksave? Në 2015-ën Shqipëria regjistroi 1350 kompani me kapital tërësisht të huaj, ndërsa në 4 muajt e parë të këtij viti nga këta sipërmarrës janë investuar 80 milion euro. - See more at: http://vizionplus.al/e-verteta-e-investimeve-te-huaja/#sthash.brQn3P49.dpuf