Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha për armatosje në foltoren e parlamentit në seacën e 21 prillit 2016, për Prokurorinë e Përgjithshme nuk përbën vepër penale dhe për këtë arsye ndaj deputetit demokrat nuk do të nisë asnjë procedim penal.
Vendimi i organit të akuzës u bë publik sot dhe vjen pas kallëzimit penal që bënë 11 deputetë socialistë ndaj deputetit Sali Berisha.
Sipas prokurorisë deklarimet e bëra prej të kallëzuarit, në cilësinë e deputetit, ndonëse të kryera në ambjentet e Kuvendit, gjatë një veprimtarie parlamentare dhe të lidhura me çështjet në debat parlamentar, nuk përmbushin elementët e ndonjë vepre penale.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/thirrjet-per-armatosje-prokuroria-nuk-nis-procedim-penal-ndaj-berishes/