Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Rama ta thotë publikisht, është me dekriminalizimin, apo me krimin?? Kjo është pyetja që PD drejtoi sot publikisht në drejtim të kryeministrit Edi Rama duke iu referuar tërheqjes së Elvis Rroshit nga dorëheqja e tij si kryetar i bashkisë së Kavajës.
Në një dalje publike kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë ne PD, Enkelejd Alibeaj tha: Cilin Edi Ramë duhet të besojnë qytetarët, atë që thotë shërbimi i Rroshit përfundoi, apo atë që thotë Rroshi të rikthehet në detyrë. Ta thotë publikisht, është me dekriminalizimin, apo me krimin?
Eshtë me ligjin, apo me përdhunuesin?
Eshtë me qytetarët apo me trafikantin?
Ta thotë sot, publikisht dhe me akte.
Sa më shumë vonon shkarkimin e Rroshit dhe dorëzimin e tij para drejtësisë, aq më shumë i bind qytetarët se zgjedhja e tij është e palëkundur, se zgjedhja e tij është krimi, inkriminimi, trafikantët, tutorët, vrasësit.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-sulmon-ramen-per-elvis-rroshin-dhe-fredi-kokoneshin/