http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve ka çelur sezonin turistik në qytetin e Korçës, ndërsa kostumet shumëngjyrëshe kanë pushtuar për të disatin vit radhazi, qendrën e qytetit të Korçës. Për të 9-tin vit radhazi kllounët, kërcimtarët dhe personazhe të jetës së përrallave dhe asaj reale, kanë prezantuar numrat e tyre. Parada shumëngjyrëshe këtë vit ka sjellë dhjetëra grupe, të cilat marshuan në bulevardet e Korçës. Festivali i Karnavaleve sipas kreut të bashkisë nga viti në vit ka ardhur duke u rritur, ndërsa synon tërheqjen e turistëve. Qindra qytetarë kanë mbushur qendrën e qytetit ku pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të veshur karnaval, me maska e kostume të larmishme plot ngjyra. - See more at: http://vizionplus.al/karnavalet-ndezin-korcen/#sthash.CRTUdOLw.dpuf