Qytetarë të shumtë iu bashkuan aktiviteteve të organizuara sot nga Bashkia e Tiranës në sheshin ?Skëndebej?, ku u zhvillua dita e radhës ?Tirana pa makina?. Krahas aktiviteteve të ndryshme që përkuan edhe me Ditën e Mjedisit, të pranishmit patën mundësi të ndjekin edhe performancën e vecantë të disa qindra fëmijëve me gota plastike.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado, i cili u shpreh se synimi kryesor për kthimin e sheshit ?Skënderbej? në pedonale është ulja e ndotjes dhe krijimi i hapësirave për qytetarët. ?Sot është një ditë e bukur, ku të gjithë njerëzit gëzojnë. Performanca e fëmijëve me gota plastike është një mesazh i jashtëzakonshëm sepse ne duam që në politikën tonë, Tirana të jetë më pak e ndotur dhe falë politikave të bashkisë qyteti është më pak i ndotur?, tha Hado.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës solli në vëmendje edhe punimet që aktualisht po vijojnë për përfundimin e Unazës së Vogël, e cila do t?i hapë rrugën kthimit të sheshit ?Skënderbej? në pedonale. ?Sheshi ?Skënderbej? do t'i kthehet publikut, ku dhe do të zhvillohen aktivitete të ndryshme. Bashkia e Tiranës po punon në mënyrë intensive për të hapur atë pjesë të mbetur të Unazës së Vogël që do të çlirojë trafikun. Më pas, do të nisin punimet për projektin e ri të sheshit të ?Skënderbej?, sqaroi Hado.
Në këtë aktivitet qytetarët morën pjesë në aktivitete si muri dëshirave, ngritja e balonave, kinemaja verore, performanca e fëmijëve me gota plastike, ekspozitë me nxënësit që morën pjesë te ?Idetë Rinore?, këndi i mjedisit, skulpturat e parkut, panairi i koleksionistëve dhe sporte të ndryshme.