http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Kuvendi Kombëtar i Forumit Rinor Demokrat, lideri i opozitës Lulzim Basha, ka akuzuar mazhorancen se modeli qe ka promovuar ne këto 3 vite qeverisje është modeli i trafikanteve e vrasësve.Ne jemi këtu në këtë sallë kur modeli i vetëm i promovimit në politikë, në shërbimin publik, pse jo edhe në ekonomi e ofruar nga keqqeverisja e Edi Ramës dhe Ilir Metës është modeli që promovon vrasësit, trafikantët, tutorët, njerëzit e vesit. Është bërë më e vështirë në Shqipërinë e Edi Ramës dhe Ilir Metës për të rinjtë shqiptarë që të kërkojnë dhe të gjejnë një vend pune dhe një vend pune dinjitoz, me pagë dinjitoze dhe me premtimin për një jetë më të mirë për sot dhe për të ardhmen.Basha ka theksuar se forca kryesore qe PD ka ne përballjen me qeverinë jane te rinjtë, duke përsëritur se 35% e listët se deputeteve, do te përbëhet nga te rinjtë e Forumit Rinor.Një garë mbaroi, përgatituni për një garë tjetër. Ju e kaluat provën para çdo shqiptari, para Europës. Ndaj sot i bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe të reja me integritet, të mirë arsimuar të përqafojnë vlerat tona, të besojnë vizionin tonë, të përgatiten për një përballje të stilit amerikan e së bashku me primaret të nisim modelin e përzgjedhjes së 49 kandidatëve të ardhshëm të PD për Kuvendin e Shqipërisë, nga rinia.Kryetari i demokrateve ka theksuar se kontributi ne parti është elementi me i rëndësishëm.Mosha në politikë është pikë së pari kontributi dhe ky është një parim i madh që mban një ekuilibër jetëdhënës, përvojë me përtëritje. Ka periudha të qeta, ka periudha të suksesshme ku përvoja ka përparësi ndaj përtëritjes. Ka periudha si kjo ku jetojmë ku përtëritja dhe rinovimi dalin në plan të parë si kusht i domosdoshëm për të synuar ringritjen dhe rikthimin në pushtet.Basha ka sqaruar edhe vizionin e demokrateve per ndryshimin e Shqipërisë e per t?u dhënë me shume mundësi te rinjve ne këtë vend.