“Drejtësia”, negociata në prag të takimit Rama-Basha - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E gjithë java ka qene e shoqëruar me negociata e bisedime mes mazhorances e opozitës, per te përgatitur nje draft-marrëveshje ne mënyrë qe takimi i 6 qershorit Rama-Basha, te jete i suksesshëm. Por ndërsa negociatat ende vazhdojnë, ende mbetet e paqarte nëse kompromisi është i arritshëm apo jo. Por këto negociata kane reflektuar edhe tek axhenda e përditshme e dy politikaneve kryesore; kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Basha. Ky i fundit ka preferuar te mos flasë ne daljet e tij publike për reformën ne drejtësi; ndërkohë qe krejt ndryshe është sjelle Edi Rama. Ne te dy aktivitetet ku ka marre pjese, Rama ka folur per këtë reforme.Nga kongresi i PDIU, kryeministri Rama i ka dhënë përgjigje pozitive shqetësimit te opozitës per mos-kapjen e sistemit, duke pranuar per here te pare se është gati te pranoje emërime me 94 vota. Por mos kapja e sistemit është vetëm njera kërkese e opozitës; pasi tjetra thjeshtimi i arkitekturës për mazhorancen është i papranueshëm. Ne fjalën e tij, Rama nuk ka përmendur kërkesën e trete te opozitës ate qe ka lidhje me reformën zgjedhore dhe kjo situate e bën ende te largët kompromisin. Por presionet, lobimet dhe negociatat duket se do te vazhdojnë deri ne oret e fundit para takimit te se hënës Rama-Basha e te gjitha mundësitë duket se jane ne tavoline si ato per dështim edhe ato per sukses.