Dekreti i Papa Françeskut për abuzuesit me fëmijët - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Papa Françesku ka miratuar një dekret, i cili përjashton nga detyra të gjithë Peshkopët që dështojnë në punën e tyre për parandalimin dhe trajtimin e çështjeve të abuzimit seksual të fëmijëve nga ana e klerikëve. Miratimi i këtij dokumenti nga kreu i Vatikanit, vjen si një përgjigje ndaj presionit te vazhdueshëm nga viktimat e këtij abuzimi, por dhe mbështetësit e tyre në radhët e organizatave dhe shoqërisë civile. Dokumenti në fjalë evidenton se të gjithë peshkopët që tregohen neglizhentë në trajtimin e abuzimit, që vjen kryesisht nga priftërinjtë, do të zhvishen nga misioni i tyre. Ati i Shenjtë është Papa i parë që pranoi publikisht se ka patur probleme në të shkuarën me rastet e abuzimit me fëmijë. Për me shumë se 15 vjet, Kisha Katolik ka qenë në një rol mbrojtjeje dhe refuzimi i këtyre rasteve ku janë përfshirë priftërinjtë, deri në momentin e zgjedhjes se Papa Françeskut dhe qasjes së tij revolucionarizuese.