Parisi paralizohet nga përmbytjet - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Niveli i lumit Sena në Paris, më i larti në 34 vitet e fundit, ka pësuar nje rënie te lehte, por përmbytjet kanë paralizuar transportin publik dhe jetën kulturore të kryeqytetit francez. Muzeu i Luvrit, ai Orsei dhe metrote vazhdojnë të mbeten të mbyllura. Punonjësit e tyre janë evakuuar dhe ndodhet në vende të siguritë. Kryeministri i vendit Manuel Valls ka njoftuar se nga shirat dhe përmbytjet 4 persona kane humbur jetën dhe 42 të tjerë janë lënduar. Parashikimet e motit kanë paralajmëruar se shirat do të ndikojnë në fryrjen te lumit Sena në 6.5 metra mbi nivel. Deri më tani, përmbytjet kanë shkaktuar një dëm prej 600 milion euro ne France, ndërsa 17 mijë shtëpi në kryeqytet, kanë mbetur pa energji elektrike. Krahas viktimave në këtë shtet, 14 të tjerë janë shënuar në Evropën Qëndrore, ku vendi më i goditur ka qenë Gjermania me 11 vetë. Dëme të konsiderueshme materiale janë shënuar dhe në Belgjike, Austri, Holandë e Poloni.

Free Traffic Exchange