http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë, do të hetohet për të kaluarën e tij jashtë vendit nga Prokuroria e Përgjithshme. Organi i akuzës, konkretisht struktura për Dekriminalizimin, i ka kërkua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të kryejë verifikimin paraprak të formularit të vetëdeklarimit, për të zgjedhurin e Partisë Socialiste ne Krujë. Sipas Prokurorisë, ajo u vu në dijeni nga struktura ligjzbatuese mbi disa të dhëna, të cilat kërkojnë verifikim më të thelluar lidhur me të shkuarën e këtij subjekti jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.Në bazë të ligjit ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?, verifikimi paraprak kryhet nga institucioni që i administron formularët, që në rastin konkret është KQZ-ja. Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme i drejtohet këtij institucioni për të kryer verifikimin fillestar. Pas këtij verifikimi, materiali duhet t?i përcillet Prokurorisë, e cila do të vijojë procedurat e saj, sipas përcaktimeve ligjore.Ndërkohë, e njëjta strukturë në Prokurorinë e Përgjithshme, po kërkon informacione mbi kallëzimin e bërë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, në ngarkim të subjektit Flamur Noka. Akuza thekson se, kallëzimi i bërë, nuk mund të konsiderohet si provë materiale dhe, po ashtu është i paqartë. Për këtë arsye, Prokuroria do të kërkojë materiale shtesë në strukturat e specializuara, për të vlerësuar nëse ka vend ose jo për hetim të mëtejshëm për deputetin e partisë Demokratike në qarkun e Kukësit. Vetëm 3 ditë më parë, Prokuroria nisi hetimet edhe për Elvis Rroshin, kryetar i baskisë së Kavajës. Sipas Prokurorisë, Rroshi rrezikon të dënohet deri 4 vite burgim, pasi dyshohet se ka falsifikuar të dhënat në formularin e dekriminalizimit.