Pa asnjë justifikim, si asnjë herë më parë 13 këshilltarë të LSI-së në bashkinë e Durrësit kanë bojkotuar mbledhjen e këshillit bashkiak të qytetit bregdetar, ndërsa të djathët kanë bashkuar votat me të majtët.
I gjithë grupi i LSI-së ka bojkotuar mbledhjen në grup, ndërsa përfaqësues i vetëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë sekretari i Këshillit Armand Traga.
Në mbledhjen e radhës ku u diskutuan 16 pika nga rendi i ditës, 15 prej tyre morën miratimin me votat e këshilltarëve të djathtë, të cilët për herë të parë bashkuan votat me socialistët.