Report TV - Të mbetur jashtë territorit të tyre mirditorët vuajnë se janë mirditas

2016-06-04 3

Kur shkojnë në institucionet vendore të Burrelit dhe Peshkopisë për të marrë qoftë një dokument, u duhet të presin me orë të gjata, me argumentin cuditshëm, se janë mirditorë.

Ky është shqëtësimi i banorëve të shumë fshatrave si Ulëz Baz, Bushkash dhe Urake, që njihen ndryshe si bajraku i Rraznës në hartën e vjetër të Mirditës.

Këto fshatra me ndarjen territoriale në kohën e regjimit komunist mbeten jashtë rrethit të Mirditës, e prej asaj dite vështërsite e tyre janë të panumërta.


Ka raste kur për një dokument u duhet të bëjnë rreth 200 kilometra për të shkuar deri në Peshkopi, teksa në shumë raste kthehen duarbosh në shtëpi.

Ndërkohë ndarja e fundit territoriale e miratuar dy vite më parë nuk i mori parasysh ankesat e banorëve, teksa nuk zhvilloi asnjë takim konsultativ me ta.

Report tv ishte në fshatin Ulëz për tu njohur më këtë shqetësim të banorëve, por edhe dëshirën e tyre, për tu ndjerë ashtu si të parët e tyre, mirditorë.


Tashmë i mbetet Bashkisë Mirditë dhe Prefektures Lezhë, të marrë masa për plotësimin e kësaj kërkese legjitime të banorëve të Ulzës dhe më gjerë.

Ndërkohë me të njëjtin problem përballen edhe zonat e Fushë-Arrëzit me fshatrat përrreth që i administron Puka, por edhe zona e Vaut Dejës që sot i përket rrethit të Shkodrës.