Ora News - Pajisja e përgjimit, ambasadori i Italisë, Cutillo: Hetim i shtetit shqiptar

2016-06-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Shkodra ku mori pjesë në festën e Italisë në konsullatën italiane, ambasadori Alberto Cutillo ka folur për herë të parë për çështjen e pajisjes së përgjimit që ka përfshirë në debat klasën politike. Diplomati italian, tha se çështja i përket shtetit shqiptarë, dhe është hetim që nuk ka lidhje me autoritetet italiane.
Ambasadori i Italisë ka folur për herë të parë për çështjen e aparaturës së përgjimit pas takimit me kryeprokurorin Adriatik llalla. Alberto Cutillo tha se hetimet lidhen me policinë shqiptare dhe nuk kanë të bëjnë me autoritetet Italiane.
Alberto Cutillo, ambasador i Italisë: Përsa i perket çështjes së përgjimeve, mund t?ju them se kam zhvilluar një bisedë me prokurorin e Përgjithshëm dhe nuk mund të shtoj asgjë më tepër nga çfarë ai ka thënë, që është një hetim që i përket policisë shqiptare dhe nuk ka lidhje me autoritetet italiane.


Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/pajisja-e-pergjimit-ambasadori-i-italise-cutillo-hetim-i-shtetit-shqiptar/