Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këtë sezon turistik veror, Lezha do të ketë edhe një atraksion më shumë për vizitorët e saj. Lumi që përshkon mes për mes qytetin tashme do të ketë në të dy anët e saj shëtitoren.
Bashkia e Lezhës ndezi dritat në mënyrë ceremoniale si për të tërhequr vëmendjen, për këtë shëtitore, një tjetër atraksion turistik për të gjitha ata që do të zgjedhin këtë zonë turistike për pushimet e tyre.
Drejtori i shërbimeve në lezhë, Ndue Lushi thotë se lezhjanët e meritojnë këtë shetitore, dhe është detyrim ndaj tyre angazhimi për ta mirëmbajtur, por në bashkëpunim me qytetarët.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/shetitorja-e-drinit-pershkon-dy-anet-e-lumit-terheqje-per-turistet/