Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në maj u zhvillua në Dubrovnik të Kroacisë kampionati ballkanik i notit. Një kompeticion mjaft i rëndësishëm ku merrnin pjesë disa nga kombëtaret më të forta në rajon si ajo kroate, slloven, boshnjake e serbe, megjithatë ishte një shqiptar ai që bëri diferencën dhe u ngjit mbi cdo rival, Kevin Duraku.
17 vjeçari si pak shqiptarë kanë bërë, ishte dominuesi i ballkaniadës. 4 medalje ari për moshën nën 18 vjeç dhe 3 medalje bronxi në kategorinë e të rriturve. Një sukses absolut i notarit kuqezi. Më konkretisht Duraku u ngjit në majën më të martë të podiumit për grupmoshën e tij në garën 50 m stil bretkosë, e më pas ishte më i shpejti në stilin krol në garat e 50, 100 dhe 150 m.
Për më shumë lexoni në http://sport.oranews.tv/duraku-e-ardhmja-e-notit-shqiptar/