Ka përfunduar me sukses testi i parë i i maturantëve ai i gjuhës së huaj. Sot 40 392 mijë maturantë testuan njohuritë e tyre në gjuhët e huaja të zgjedhura nga vetë ata. Provimi zgjati rreth 2 orë e 30 minuta dhe në nivel vështirësie ishte mesatar kjo edhe sipas dëshmive të gjimnazistëve.
Report TV mëson nga rrëfimet e para të maturantëve se testi është përfunduar rreth 1 orë më parë se ç'parashikohej ndërkohë që janë kontrolluar me masa të rrepta sigurie për të mos i lejuar asnjë formë kopjimi.
"Provimi ishte mesatar, domethënë ishte i llogaritur për të gjithë maturantët në mbarë vendin, niveli ishte mesatar megjithëse kishte disa pyetje tipike provokuese
siç ndod siç ndoh në cdo provim për të testuar zgjuarësinë dhe shkathtësinë e nxënësve. Në përgjithësi nuk pati probleme"-u shpreh për Shqiptarja. com një prej gjimnazisteve të shkollës Qemal Stafa e cila sapo kishte përfunduar provimin e gjuhës angleze