Report TV - Çështja çame, Rama:S'ka kthim pas është vetëm çështje kohe

2016-06-04 0

Kryeministri Rama deklaron se zgjidhja e çështjes çame është çështje kohe duke theksuar se nuk do të ketë kthim pas. Nga kongresi i PDIU-së ai theksoi se është kusht i panegociueshëm heqja e ligjit të luftës me Greqinë. Ndërkohë Idrizi propozoi se në rast se Greqia refuzon Shqipëria t?i drejtohet NATO-s për heqjen e këtij ligji.

"Unë jam kryetar i të parës parti shqiptare që çështjen çame e futi në programin e vet, dhe jam me krenari që kryetar i të parës qeveri që jo vetëm në marrëdhëniet me Greqinë por ndaj të gjithë fqinjëve është i vendosur të tregojë dinjitet e vendosmëri në kërkesën për reciproritet në respekt, ose qartësi strategjike.Lidhur me kërkesat historike siç i quani ju që avokati i famshëm ka vendosur ti trajtojë në mënyrë ligjore më lejoni të them diçka solemnisht marrëdhënie me Greqinë është ajo e një populli me të cili historia na ka lidhur pazgjidhshmërisht si për të na sprovuar durimin dhe për të na kultivuar talentin e kuvendimit .