Report TV - Idrizi-Ramës: Kemi personalitete që vlejnë për qeverinë tënde

2016-06-04 0

Në fjalën e tij të hapjes në kongresin e Partisë për Drejtësi dhe Unitet kreu i saj Shpëtim Idrizi i ka drejtuar një kërkesë të hapur kryeministrit Rama për ndryshime në qeveri dhe përfshirje në pushtet në nivel ministrash. Idrizi i sygjeroi Ramës personalitete nga partia e tij të cilët sipas tij mund t'i rritur peshën e qeverisjes

"Jemi pjesë e aleancës në pushtet por nuk kemi ushtruar asnjëherë pushtet. Keni mbështetjen tonë në qeverisje. Në tre Bashki që na u dha mundësia ne fituam ja dolëm, ja ku i ke zonja e zotërinj që mund të rrisin peshën e qeverisjes mos më thuaj pastaj që s'të thash"-i është drejtuar Idrizi Ramës i cili pritet të mbajë fjalën e tij përshëndetëse në këtë rast

Momente kyç nga fjalimi i Idrizit në Kongresin e PDIU-së

Për çështjen çame
PDIU është një faktor politik i rëndësishëm dhe i pashmangshëm që nuk është vetëm parti e çamëve. Mbi këtë temë ka mbajtur fjalën kreu i PDIU i cili tha se partia që ai drejton ka në themel të saj çështjen çame, por është një parti që shkon përtej kësaj çështjeje.

?Etiketimi i PDIU si partia e çamëve është vepër e analistëve të cekët dhe e ndonjë kancelarie fqinje nga padija ose ligësia?, u shpreh ai.Idrizi tha se nuk çështja çame nuk i takon vetëm çamëve, aq më pak vetëm një partie, por është një çështje që i takon të gjithë shqiptarëve.

Ai ka falenderuar qeverinë Rama për mbështetjen në çështjen çame dhe i ka kërkuar atij që ta ngrejë këtë çështje në nivel diplomacie publike

?Sot do të bëjmë një bilanc, çfarë ka arritur PDIU në vite, do përcaktojmë objektivat.Ne kemi ardhur në këtë kongres, pas një sërë aktivitetesh intensive. Para pak ditësh ne zgjodhëm kryetarin e partisë, delegatët, anëtarët. Ka qenë mbreslënëse që në 2 muaj, anëtarësia arriti në 24 mijë vetë. Me këtë numër anëtarësie, me këtë infrastrukturë organizative, PDIU është nisur të bëhet një parti e madhe?, u shpreh Idrizi.

Për varrezat
"Reciprocitet ne trajtimin human te vdekurve per varreza. S'do lejojmë askënd te ndërtojë varresa te reja ne Shqiperi nëse nuk na jepen varreza te barbarizmave ne Çameri. Tirana jo vendi i resmeve por reagimit"

Për Aleancën
Ne jemi pjesë e nëj aleance që ushtron pushtetin, por pushtet nuk kemi ushtruar. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi aftësi të qeverisim. Kam zonja e zotërinj që mund të ta rrisin peshën e qeverisjen.

Reforma në drejtësi, takimi Rama-Basha
"Reforma në drejtësi nuk është cështje pazaresh mes jush"

Free Traffic Exchange