Report TV - Pasuritë/ Llogaritë apartamentet dhe makinat e diplomatëve

2016-06-04 2

Ambasadorët e Shqipërisë në vendet më të rëndësishme të Evropës dhe botës, për vitin 2015, deklarojnë disa apartamente, të ardhura të majme, qindra mijëra euro të ardhura nga shitja e pronave, makina, pagat e bashkëshorteve dhe të fëmijëve. Shqiptarja.com zbardh pasurinë e përfaqësuesve diplomatikë të Republikës së Shqipërisë, referuar deklaratave të dorëzuara pranë ILDKP. Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, deklaron një apartament me sipërfaqe 128 m2, me vlerë 50 mijë USD, tjetër apartament, përfituar nga privatizimi i banesave në vitin 1992 si dhe një garazh për dy makina me vlerë 30 mijë euro.

Ambasadori Tola, për vitin 2015, deklaron pranë ILDKP edhe një tokë arë dhe ullishte, me sipërfaqe totale 6 188 m2, në Tiranë, me vlerë 2 000 000 lekë si dhe një kontratë sipërmarrje për dhënie trualli për ndërtim. Tola deklaron blerjen e një makinë tip Citroen 24 mijë euro, makinë të vjetër historike Citroen 2 mijë euro si dhe blerjen e një makine tip Fiat nga bashkëshortja Luena Tolica, me vlerë 14 mijë euro.

Free Traffic Exchange