Report TV - Lushnje, sekuestrohen 9200 rrënjë kanabis, u gjet në një serë

2016-06-04 2

Policia e Lushnjes gjatë 24-orëve të fundit ka zbuluar dhe asgjësuar 9200 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva brenda një sere.

Bima e llojit kanabis ishte kultivuar në një serë në fshatin Kashtë-Bardhë, në afërsi të Lushnjes. Policia ka shpallur në kërkim personin me iniciale B.Q, i cili është poseduesi i kësaj sasie.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale ?Kultivimi i bimëve narkotike? parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.