Report TV - Helmohen 18 persona në një restorant në zonën e ish- Bllokut

2016-06-03 1

18 persona kanë mbetur të helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në restorant "Artigiano" në zonën e ish-bllokut, gjatë ditës së enjte dhe të premte. 13 prej tyre janë shtruar në spitalin infektiv në QSUT.

Policia e kryeqytetit ka nisur menjëherë hetimin ndërsa Instituti i Shëndetit Publik dhe AKU-ja po analizojnë shkaqet e këtij helmimi. Nga analizat paraprake të kryera, dyshohet se personat kanë konsumuar ushqim të infektuar me bakterin salmonelë, çka ka shkaktuar helmimin e këtyre personave.

Burime nga Qendra Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, konfirmuan se pacientët kanë shfaqur shenja lodhjeje, diarre dhe temperaturë të lartë që shkonte deri në 40 gradë.

Sipas rrëfimit të vetë pacientëve tek mjekët, është mësuar se ata kanë konsumuar sallatë Çezar, pica pikante, dhe brusketa.